Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Arkivi i informacionit të sistemit

5-15-2024 Guinea, Liga shtëpiake, zgjerime të reja dhe gjahtari i shënimeve

Liga e re, Ginea, tani është e hapur dhe gati për të mirëpritur të gjithë përdoruesit që dëshirojnë të hapin një skuadër atje. Sa i përket Ligës shtëpiake, të gjitha skuadrat dhe ligat e reja janë krijuar tashmë, dhe kanë mbetur vetëm disa vende të lira për më shumë skuadra.

Së bashku me këtë, ne dëshirojmë të njoftojmë se tre liga që janë në veprim do të zgjerohen javën e ardhshme, duke shtuar një divizion të katërt në secilën prej tyre. Këto liga janë Belize, RD Kongo dhe Botsvana. Këto zgjerime do të hapin vend në ligat për më shumë përdorues lokalë dhe për skuadrat e reja shtesë, në rast se keni qenë duke pritur për rastin tuaj për të bashkuar.

Përveç kësaj, dëshirojmë të ju njoftojmë për korigjimin e një prej arritjeve të reja pas marrjes së komenteve nga disa përdorues. Arritja "Marrësi i Golit" është riemërtuar si "Gjuetari i shënimeve" dhe renditjet e 2 më të lartave janë ulur në 150 dhe 200 shënime.

 
Server 070